Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Luka

 

Kapitulli 17

 

 

1.

 

Atėherė Jezusi u tha dishepujve tė vet: ``Éshtė e pamundur qė tė mos ndodhin skandale; por mjerė ai pėr faj tė tė cilit vijnė!

  
 
 

2.

 

Pėr tė do tė ishte mė mirė t`i varnin nė qafė njė gur mulliri dhe ta hidhnin nė det, se sa tė skandalizojė njė tė vetėm nga kėta tė vegjėl.

  
 
 

3.

 

Kini kujdes veten tuaj! Nė se yt vėlla mėkaton kundėr teje, qortoje; dhe nė se pendohet, fale.

  
 
 

4.

 

Edhe sikur tė mėkatonte shtatė herė nė ditė kundėr teje, dhe shtatė herė nė ditė do tė kthehet te ti duke thėnė: "Pendohem", fale``.

  
 
 

5.

 

Atėherė apostujt i thanė Zotit: ``Na e shto besimin``.

  
 
 

6.

 

Dhe Zoti tha: ``Po tė kishit besim sa njė kokėrr sinapi, do tė mund t`i thonit kėtij mani: "Shkulu me gjithė rrėnjė dhe mbillu nė det", dhe ai do t`ju bindej.

  
 
 

7.

 

Tani cili nga ju, po tė ketė njė shėrbėtor qė i lėron tokėn ose i kullot kopenė, do t`i thotė kur ai kthehet nga fusha nė shtėpi: "Eja menjėherė nė tryezė"?

  
 
 

8.

 

A nuk do t`i thotė pėrkundrazi: "Ma bėj gati darkėn, pėrvishu e mė shėrbe qė unė tė ha e tė pi e pastaj tė hash dhe tė pish edhe ti"?

  
 
 

9.

 

Do ta falėnderojė ndoshta atė shėrbėtor sepse i zbatoi ato qė i ishin urdhėruar? Mendoj se jo.

  
 
 

10.

 

Kėshtu edhe ju, kur tė keni bėrė tė gjitha ato qė ju urdhėrohen, thoni: "Jemi shėrbėtorė tė padobishėm. Bėmė atė qė kishim detyrė tė bėnim"``.

  
 
 

11.

 

Dhe ndodhi qė duke udhėtuar pėr nė Jeruzalem, ai kaloi nėpėr Samari dhe Galile.

  
 
 

12.

 

Dhe, kur po hynte nė njė fshat, i dolėn para dhjetė lebrozė, tė cilėt ndaluan larg,

  
 
 

13.

 

dhe duke ngritur zėrin, thanė: ``Mjeshtėr, Jezus, ki mėshirė pėr ne``.

  
 
 

14.

 

Dhe ai, si i pa, u tha atyre: ``Shkoni e paraqituni te priftėrinjtė``. Dhe ndodhi qė, ndėrsa ata po shkonin, u pastruan.

  
 
 

15.

 

Dhe njė nga ata, si e pa se u shėrua, u kthye mbrapa dhe pėrlėvdonte Perėndinė me zė tė lartė.

  
 
 

16.

 

Dhe ra pėrmbys me fytyrė pėrtokė te kėmbėt e Jezusit, duke e falėnderuar. Ky ishte Samaritan.

  
 
 

17.

 

Jezusi atėherė filloi tė thotė: ``A nuk u shėruan qė tė dhjetė? Ku janė nėntė tė tjerėt?

  
 
 

18.

 

A nuk gjet asnjė qė tė kthehet pėr tė dhėnė lavdi Perėndisė, pėrveē kėtij tė huaji?``.

  
 
 

19.

 

Dhe i tha atij: ``Ēohu dhe shko; besimi yt tė shėroi``.

  
 
 

20.

 

Tani kur u pyet nga farisenjtė se kur do tė vinte mbretėria e Perėndisė, ai u pėrgjigj atyre dhe tha: ``Mbretėria e Perėndisė nuk vjen nė mėnyrė tė dukshme;

  
 
 

21.

 

dhe as nuk do tė mund tė thuhet: "Ja, kėtu", ose: "Ja, atje"; sepse ja, mbretėria e Perėndisė ėshtė pėrbrenda jush``.

  
 
 

22.

 

Pastaj u tha dishepujve tė vet: ``Do tė vijnė ditė kur ju do tė dėshironi tė shihni njė nga ditėt e Birit tė njeriut, por nuk do ta shihni.

  
 
 

23.

 

Dhe do t`ju thonė: "Ja, ėshtė kėtu" ose: "Ja, ėshtė atje", por ju mos shkoni dhe mos i ndiqni.

  
 
 

24.

 

Sepse ashtu si rrufeja, qė vetėtin nga njėri skaj i qiellit te tjetri e ndriēon, kėshtu do tė jetė edhe Biri i njeriut nė ditėn e tij.

  
 
 

25.

 

Por mė parė i duhet tė vuajė shumė dhe tė hidhet poshtė nga ky brez.

  
 
 

26.

 

Dhe, ashtu siē ndodhi nė kohėn e Noes, ashtu do tė ndodhė edhe nė ditėt e Birit tė njeriut.

  
 
 

27.

 

Njerėzit hanin, pinin, martonin dhe martoheshin, deri ditėn kur Noeu hyri nė arkė; dhe erdhi pėrmbytja dhe i zhduku tė gjithė.

  
 
 

28.

 

Po kėshtu ndodhi nė kohėn e Lotit: njerėzit hanin, pinin, blinin, shitnin, mbillnin dhe ndėrtonin;

  
 
 

29.

 

por ditėn kur Loti doli nga Sodoma, ra shi zjarri e squfuri nga qielli dhe i zhduku tė gjithė.

  
 
 

30.

 

Kėshtu do tė jetė edhe atė ditė kur Biri i njeriut do tė shfaqet.

  
 
 

31.

 

Nė atė ditė, ai qė ndodhet mbi ēatinė e shtėpisė tė mos zbresė nė shtėpi pėr tė marrė gjėrat e tij; e po kėshtu ai qė ndodhet nė ara, tė mos kthehet prapa.

  
 
 

32.

 

Kujtoni gruan e Lotit.

  
 
 

33.

 

Ai qė do tė kėrkojė tė shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por ai qė do ta humbasė, do ta shpėtojė.

  
 
 

34.

 

Unė po ju them: atė natė dy veta do tė jenė nė njė shtrat; njėri do tė merret dhe tjetri do tė lihet.

  
 
 

35.

 

Dy gra do tė bluajnė bashkė; njėra do tė merret e tjetra do tė lihet.

  
 
 

36.

 

Dy burra do tė jenė nė ara: njėri do tė merret e tjetri do tė lihet``.

  
 
 

37.

 

Atėherė dishepujt u pėrgjigjėn dhe thanė: ``Ku, o Zot?`` Dhe ai u tha atyre: ``Ku tė jetė trupi, atje do tė mblidhen shqiponjat``.

  
 
 

Luka 18

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com

 


 

 

 

 

 

 

 
 

 

 

 

 

Other Items are Available At These Sites: