Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

Luka

 

Kapitulli 9

 

 

1.

 

Pastaj, mbasi i thirri bashkė tė dymbėdhjetė dishepujt e vet, u dha atyre pushtet dhe autoritet mbi tė gjithė demonėt dhe tė shėrojnė sėmundjet.

  
 
 

2.

 

Dhe i nisi tė predikojnė mbretėrinė e Perėndisė dhe tė shėrojnė tė sėmurėt.

  
 
 

3.

 

Dhe u tha atyre: ``Mos merrni asgjė pėr rrugė: as shkop, as trastė, as bukė, as para dhe asnjė prej jush tė mos ketė dy tunika me vete.

  
 
 

4.

 

Nė atė shtėpi ku tė hyni, aty rrini deri sa tė largoheni.

  
 
 

5.

 

Nėse disa nuk ju pranojnė, duke dalė prej atij qyteti, shkundni edhe pluhurin nga kėmbėt tuaja, si dėshmi kundėr tyre``.

  
 
 

6.

 

Atėherė ata u nisėn dhe pėrshkuan fshatrat duke pėrhapur ungjillin dhe duke shėruar kudo.

  
 
 

7.

 

Herodi, tetrarku, kishte dėgjuar pėr tė gjitha gjėrat qė kishte kryer Jezusi dhe ishte nė mėdyshje, sepse disa thoshin se Gjoni ishte ringjallur sė vdekuri,

  
 
 

8.

 

tė tjerė se ishte shfaqur Elia, e disa tė tjerė se ishte ringjallur njė nga profetėt e lashtė.

  
 
 

9.

 

Por Herodi tha: ``Gjonit unė ia kam prerė kokėn; kush do tė jetė ky, pėr tė cilin po dėgjoj tė thuhen tė tilla gjėra?``. Dhe kėrkonte ta shihte.

  
 
 

10.

 

Kur u kthyen apostujt, i treguan Jezusit tė gjitha gjėrat qė kishin bėrė. Atėherė ai i mori me vete dhe u tėrhoq mėnjanė, nė njė vend tė shkretė tė njė qyteti, qė quhej Betsaida.

  
 
 

11.

 

Po, kur turmat e morėn vesh, i ndiqnin; dhe ai i mirėpriti dhe u fliste pėr mbretėrinė e Perėndisė, dhe shėronte ata qė kishin nevojė pėr shėrim.

  
 
 

12.

 

Tani kur dita filloi tė mbarojė, tė dymbėdhjetėt iu afruan dhe i thanė: ``Nise turmėn, qė tė shkojė nėpėr fshatra e nėpėr fushat pėrreth, qė tė gjejė strehė dhe ushqim, sepse kėtu jemi nė njė vend tė shkretė``.

  
 
 

13.

 

Por ai u tha atyre: ``U jepni ju tė hanė``. Ata u pėrgjigjen: ``Ne nuk kemi tjetėr veē se pesė bukė e dy peshq; vetėm nėse shkojmė vetė tė blejmė ushqim pėr gjithė kėta njerėz``.

  
 
 

14.

 

Ishin, pra, rreth pesė mijė burra. Por ai u tha dishepujve tė vet: ``I vini tė ulen nė grupe nga pesėdhjetė``.

  
 
 

15.

 

Ata vepruan nė kėtė mėnyrė dhe i ulėn tė gjithė.

  
 
 

16.

 

Atėherė ai i mori tė pesė bukėt dhe tė dy peshqit dhe, pasi i ngriti sytė drejt qiellit, i bekoi, i ndau dhe ua dha dishepujve tė vet qė t`ia shpėrndajnė turmės.

  
 
 

17.

 

Dhe tė gjithė hėngrėn e u ngopėn; nga copat qė tepruan mblodhėn dymbėdhjetė shporta.

  
 
 

18.

 

Dhe ndodhi qė, ndėrsa Jezusi po lutej nė vetmi, dishepujt ishin bashkė me tė. Dhe ai i pyeti duke thėnė: ``Kush thonė turmat se jam unė?``.

  
 
 

19.

 

Ata duke u pėrgjgjur thanė: ``Disa thonė "Gjon Pagėzori", tė tjerė "Elia" dhe tė tjerė njė nga profetėt e lashtė qė ėshtė ringjallur``.

  
 
 

20.

 

Dhe ai u tha atyre: ``Po ju, kush thoni se jam unė?``. Atėherė Pjetri duke u pergjigjur tha: ``Krishti i Perėndisė``.

  
 
 

21.

 

Atėherė ai i porositi rreptė dhe i urdhėroi tė mos i tregojnė kurrkujt,

  
 
 

22.

 

duke thėnė: ``Birit tė njeriut i duhet tė vuajė shumė gjėra, ta pėrbuzin pleqtė, krerėt e priftėrinjve dhe skribėt, ta vrasin dhe tė tretėn ditė tė ringjallet``.

  
 
 

23.

 

Pastaj u tha tė gjithėve: ``Nėse dikush do tė vijė pas meje, le ta mohojė vetveten, ta marrė ēdo ditė kryqin e vet dhe tė mė ndjekė.

  
 
 

24.

 

Sepse kush do ta shpėtojė jetėn e vet, do ta humbasė; por kush do ta humbasė jetėn e vet pėr shkakun tim, do ta shpėtojė.

  
 
 

25.

 

E pra, ē`dobi ka njeriu po tė fitojė tėrė botėn, dhe pastaj tė shkatėrrojė veten dhe tė shkojė nė humbje?

  
 
 

26.

 

Sepse, nėse dikujt i vjen turp pėr mua dhe pėr fjalėt e mia, edhe Birit tė njeriut do t`i vijė turp pėr tė, kur tė vijė nė lavdinė e vet dhe tė Atit e tė engjėjve tė shenjtė.

  
 
 

27.

 

Nė tė vėrtetė po ju them se kėtu janė tė pranishėm disa qė nuk do ta shjojnė vdekjen, para se ta shohin mbretėrinė e Perėndisė``.

  
 
 

28.

 

Dhe ndodhi qė afėrsisht tetė ditė pas kėtyre thėnieve, Ai mori me vete Pjetrin, Gjonin Jakobin dhe u ngjit nė mal pėr t`u lutur.

  
 
 

29.

 

Dhe ndėrsa po lutej, pamja e fytyrės sė tij ndryshoi dhe veshja e tij u bė e bardhė dhe e ndritshme.

  
 
 

30.

 

Dhe ja, dy burra po bisedonin me tė; ata ishin Moisiu dhe Elia,

  
 
 

31.

 

tė cilėt, tė shfaqur nė lavdi, i flisnin pėr ikjen e tij nga kjo jetė qė do tė kryhej sė shpejti nė Jeruzalem.

  
 
 

32.

 

Pjetri dhe shokėt e tij ishin tė kėputur nga gjumi; po kur u zgjuan plotėsisht, panė lavdinė e tij dhe ata dy burra qė ishin bashkė me tė.

  
 
 

33.

 

Dhe, ndėrsa kėta po ndaheshin prej tij, Pjetri i tha Jezusit: ``Mėsues, pėr ne ėshtė mirė tė rrijmė kėtu; le tė bėjmė, pra, tri ēadra: njė pėr ty, njė pėr Moisiun dhe njė pėr Elian``; por ai nuk dinte ē`thoshte.

  
 
 

34.

 

Dhe ndėrsa ai po fliste kėshtu, erdhi njė re qė i mbuloi nė hijen e vet; dhe dishepujt i zuri frika, kur hynė nė re.

  
 
 

35.

 

Dhe njė zė dilte nga reja duke thėnė: ``Ky ėshtė Biri im i dashur; dėgjojeni``.

  
 
 

36.

 

Dhe ndėrsa fliste ky zė, Jezusi u gjet krejt vetėm. Ata heshtėn dhe nė ato ditė nuk i treguan kurrkujt asgjė nga ē`kishin parė.

  
 
 

37.

 

Tė nesėrmen, kur ata zbritėn nga mali, ndodhi qė njė turmė e madhe i doli pėrpara Jezusit.

  
 
 

38.

 

Dhe ja, njė burrė nga turma filloi tė bėrtasė, duke thėnė: ``Mėsues, tė lutem, ktheje vėshtrimin mbi djalin tim, sepse ėshtė i vetmi qė kam.

  
 
 

39.

 

Dhe ja, njė frymė e kap dhe menjėherė ai bėrtet; pastaj e pėrpėlit dhe e bėn tė nxjerrė shkumė dhe mezi largohet, pasi e ka sfilitur.

  
 
 

40.

 

U jam lutur dishepujve tė tu ta dėbojnė, por ata nuk kanė mundur``.

  
 
 

41.

 

Dhe Jezusi, duke u pėrgjigjur, tha: ``O brez mosbesues dhe i ēoroditur, deri kur do tė jem me ju dhe deri kur do t`ju duroj? Sille kėtu djalin tėnd``.

  
 
 

42.

 

Dhe, ndėrsa fėmija po afrohej, demoni e pėrpėliti atė dhe e sfiliti. Por Jezusi e qortoi frymėn e ndyrė, e shėroi djalin dhe ia dorėzoi atit tė vet.

  
 
 

43.

 

Tė gjithė mbetėn tė mahnitur nga madhėria e Perėndisė. Dhe, ndėrsa tė gjithė po mrekulloheshin pėr gjithēka bėnte Jezusi, ai u tha dishepujve tė vet:

  
 
 

44.

 

``I shtini mirė nė vesh kėto fjalė, sepse Biri i njeriut do tė bjerė nė duart e njerėzve``.

  
 
 

45.

 

Por ata nuk i kuptuan kėto fjalė; ato ishin tė fshehta dhe pėr kėtė shkak ata nuk i kuptonin dot, dhe druanin ta pyesnin pėr ato qė kishte thėnė.

  
 
 

46.

 

Pastaj midis tyre filloi njė grindje: cili prej tyre do tė ishte mė i madhi.

  
 
 

47.

 

Atėherė Jezusi, duke ditur ē`mendime kishin nė zemrat e tyre, mori njė fėmijė tė vogėl dhe e afroi pranė vetes,

  
 
 

48.

 

dhe u tha atyre: ``Ai qė e pranon kėtė fėmijė tė vogėl nė emrin tim, mė pranon mua; dhe ai qė mė pranon mua, pranon atė qė mė dėrgoi mua, sepse ai qė ėshtė mė i vogli nga ju tė gjithė, ai do tė jetė i madh``.

  
 
 

49.

 

Atėherė Gjoni e mori fjalėn dhe tha: ``Mėsues, ne pamė njė qė i dėbonte demonėt nė emrin tėnd dhe ia ndaluam, sepse ai nuk tė ndjek bashkė me ne``.

  
 
 

50.

 

Por Jezusi i tha: ``Mos ia ndaloni, sepse kush nuk ėshtė kundėr nesh ėshtė me ne``.

  
 
 

51.

 

Ndodhi qė kur po plotėsohej koha qė Jezusi duhet tė ngrihej nė qiell, ai vendosi prerazi tė shkojė nė Jeruzalem,

  
 
 

52.

 

dhe dėrgoi pėrpara lajmėtarėt. Kėta, si u nisėn, hynė nė njė fshat tė Samaritanėve, pėr t`i pėrgatitur ardhjen.

  
 
 

53.

 

Por ata tė fshatit nuk deshėn ta pranonin, sepse ai ecte me fytyrė tė drejtuar nga Jeruzalemi.

  
 
 

54.

 

Kur e panė kėtė gjė, dishepujt e vet Jakobi dhe Gjoni thanė: ``Zot, a do ti qė tė themi tė zbresė zjarr nga qielli dhe t`i pėrvėlojė, ashtu si bėri edhe Elia?``.

  
 
 

55.

 

Por ai u kthye nga ata dhe i qortoi duke thėnė: ``Ju nuk e dini nga cili frymė jeni;

  
 
 

56.

 

sepse Biri i njeriut nuk erdhi pėr tė shkatėrruar shpirtėrat e njerėzve, po pėr t`i shpėtuar``. Pastaj shkuan nė njė fshat tjetėr.

  
 
 

57.

 

Ndodhi qė, ndėrsa po ecnin rrugės, dikush i tha: ``Zot, unė do tė tė ndjek kudo tė shkosh``.

  
 
 

58.

 

Por Jezusi i tha: ``Dhelprat kanė strofka dhe zogjtė e qiellit fole; kurse Biri i njeriut nuk ka ku ta mbėshtesė kokėn``.

  
 
 

59.

 

Pastaj i tha njė tjetri: ``Ndiqmė!``. Por ai pėrgjigjej: ``Zot, mė lejo mė parė tė shkoj e tė varros atin tim``.

  
 
 

60.

 

Jezusi i tha: ``Lėri tė vdekurit t`i varrosin tė vdekurit e vet; por ti shko dhe prediko mbretėrinė e Perėndisė``.

  
 
 

61.

 

Akoma njė tjetėr i tha: ``Zot, unė do tė tė ndjek ty, por mė lejo mė parė tė ndahem me ata tė familjes sime``.

  
 
 

62.

 

Jezusi i tha: ``Asnjėri qė ka vėnė dorė nė parmendė dhe kthehet e shikon prapa, nuk ėshtė i pėrshtatshėm pėr mbretėrinė e Perėndisė``.

  
 
 

Luka 10

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com