Bibla e Shenjtë - Albanian Bible

 

2 i Samuelit

 

Kapitulli 18

 

 

1.

 

Davidi kaloi nė revistė njerėzit qė ishin me tė dhe caktoi mbi ta komandantė tė mijėshėve dhe tė qindshėve.

  
 
 

2.

 

Pastaj Davidi nisi pėrpara njė tė tretėn e njerėzve tė tij nėn komandėn e Joabit, njė tė tretėn nėn komandėn e Abishait birit tė Tserujahut, vėlla i Joabit, dhe njė tė tretėn nėn komandėn e Itait tė Gathit. Pastaj mbreti i tha popullit: "Dua tė vij edhe unė me ju!".

  
 
 

3.

 

Por populli u pėrgjigj: "Ti nuk duhet tė vish, sepse po tė na vėnė pėrpara, nuk do tė na jepnin rėndėsi; edhe po tė vdiste gjysma jonė, nuk do tė na jepnin rėndėsi; por ti vlen sa dhjetė mijė nga ne; ėshtė mė mirė tė rrish gati tė na ndihmosh nga qyteti".

  
 
 

4.

 

Mbreti iu pėrgjigj me kėto fjalė: "Do tė bėj atė qė ju duket mė mirė". Kėshtu mbreti mbeti pranė portės sė qytetit, ndėrsa tėrė populli dilte nė formacion nga njėqind dhe nga njė mijė veta.

  
 
 

5.

 

Mbreti u dha kėtė urdhėr Joabit, Abishait dhe Itait: "Pėr hirin tim, silluni me kujdes me tė riun Absalom!". Tėrė populli e dėgjoi kur mbreti e dha kėtė urdhėr tė gjithė komandantėve lidhur me Absalomin.

  
 
 

6.

 

Kėshtu ushtria doli nė fushė kundėr Izraelit dhe beteja u zhvillua nė pyllin e Efraimit.

  
 
 

7.

 

Populli i Izraelit u mund atje nga shėrbėtorėt e Davidit; dhe nė atė vend masakra qe e madhe; atė ditė ranė njėzet mijė njerėz.

  
 
 

8.

 

Beteja u shtri nė tė gjithė krahinėn; dhe pylli gllabėroi mė tepėr njerėz nga sa kishte gllabėruar shpata.

  
 
 

9.

 

Pastaj Absalomi u ndesh me njerėzit e Davidit. Absalomi i kishte hipur njė mushke, e cila u fut poshtė degėve tė dendura tė njė lisi tė madh dhe koka e Absalomit mbeti e kapur nė lis, dhe ai mbeti

  
 
 

10.

 

Njė njeri e pa kėtė gjė dhe lajmėroi Joabin, duke thėnė: "E pashė Absalomin tė varur nė njė lis".

  
 
 

11.

 

Atėherė Joabi iu pėrgjigj njeriut qė e kishte informuar: "Ja, ti e pe? Po pse nuk e shtrive menjėherė tė vdekur nė tokė? Unė do tė tė kisha dhėnė dhjetė sikla argjendi dhe njė brez".

  
 
 

12.

 

Por ai njeri i tha Joabit: "Edhe sikur tė mė jepnin nė dorė njė mijė sikla argjendi, unė nuk do ta shtrija dorėn kundėr birit tė mbretit, sepse ne e kemi dėgjuar urdhrin qė mbreti tė ka dhėnė ty, Abishait dhe Itait, duke thėnė: "Kini kujdes tė mos i bėni asnjė tė keqe tė riut Absalom".

  
 
 

13.

 

Nė fakt do tė kisha vepruar nė mėnyrė jo tė ndershme kundėr vetė jetės sime, sepse asgjė nuk i mbahet e fshehur mbretit; edhe ti vetė do tė ishe kundėr meje".

  
 
 

14.

 

Atėherė Joabi tha: "Nuk dua tė humb kohėn me ty nė kėtė mėnyrė". Kėshtu mori nė dorė tri shtiza dhe i futi nė zemrėn e Absalomit, qė ishte akoma gjallė nė pjesėn e dendur tė lisit.

  
 
 

15.

 

Pastaj dhjetė shqyrtarė tė rinj tė Joabit e rrethuan Absalomin, e goditėn akoma dhe e mbaruan.

  
 
 

16.

 

Atėherė Joabi urdhėroi qė ti binin borisė, populli nuk e ndoqi mė Izraelin sepse nuk e lejoi Joabi.

  
 
 

17.

 

Pas kėsaj e morėn Absalomin, e hodhėn nė njė gropė tė madhe nė pyll dhe hodhėn mbi tė njė sasi tė madhe gurėsh; pastaj tėrė Izraelitėt ikėn, secili nė ēadrėn e vet.

  
 
 

18.

 

Absalomi, sa qe gjallė, i kishte ngritur vetes njė monumet nė Luginėn e Mbretit, sepse thoshte: "Unė nuk kam djalė qė tė ruajė kujtimin e emrit tim". Kėshtu i dha emrin e tij kėtij monumenti, qė edhe sot quhet "monumenti i Absalomit".

  
 
 

19.

 

Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha Joabit: "Lermė tė shkoj me vrap dhe t`i ēoj mbretit lajmin qė Zoti i siguroi drejtėsi kundėr armiqve tė tij".

  
 
 

20.

 

Joabi iu pėrgjigj: "Ti nuk do ta ēosh lajmin sot; do ta ēosh njė ditė tjetėr; nuk do ta ēosh lajmin sot, sepse biri i mbretit ka vdekur".

  
 
 

21.

 

Pastaj Joabi i tha Etiopasit: "Shko dhe tregoja mbretit atė qė ke parė". Etiopasi u pėrul para Joabit dhe iku me vrap.

  
 
 

22.

 

Ahimatsi, bir i Tsadokut, i tha prapė Joabit: "Sido qė tė ndodhė, tė lutem, mė lejo tė fugoj prapa Etiopasit". Joabi i tha: "Po pse dėshiron tė fugosh, biri im? Sidoqoftė nuk do tė kesh asnjė shpėrblim pėr lajmin qė ēon".

  
 
 

23.

 

Dhe tjetri tha: "Sido qė tė ndodhė, dua tė vrapoj". Joabi i tha: "Vrapo!". Atėherė Ahimatsi filloi tė vrapojė nėpėr rrugėn e fushės dhe e kaloi Etiopasin.

  
 
 

24.

 

Davidi ishte ulur midis dy profetėve; roja hipi nė ēatinė e portės pranė mureve; ngriti sytė dhe shikoi, dhe ja, njė njeri vraponte krejt vetėm.

  
 
 

25.

 

Roja bėrtiti dhe njoftoi mbretin. Mbreti tha: "Nė rast se ėshtė vetėm, sjell lajme". Dhe ai po afrohej gjithnjė e mė tepėr.

  
 
 

26.

 

Pastaj roja pa njė njeri tjetėr qė vraponte dhe i thirri rojes sė portės: "Ja njė tjetėr njeri qė vrapon vetėm!". Mbreti tha: "Edhe ky sjell lajme".

  
 
 

27.

 

Roja shtoi: "Mėnyra e tė vrapuarit tė tė parit mė duket si ajo e Ahimatsit, e birit tė Tsadokut!". Mbreti tha: "Éshtė njė njeri i mirė dhe vjen me lajme tė bukura".

  
 
 

28.

 

Ahimatsi i bėrtiti mbretit dhe tha: "Paqe!". Pastaj u shtri pėrpara mbretit me fytyrėn pėr tokė dhe tha: "I bekuar qoftė Zoti, Perėndia yt, qė ka lėnė nė pushtetin tėnd njerėzit qė kishin ngritur duart kundėr mbretit, zotėrisė tim!".

  
 
 

29.

 

Mbreti tha: "A ėshtė mirė i riu Absalom?". Ahimatsi u pėrgjigj: "Kur Joabi dėrgoi shėrbėtorin e mbretit dhe mua, shėrbėtorin tėnd, pashė njė rrėmujė tė madhe, por nuk e di pėrse bėhej fjalė".

  
 
 

30.

 

Mbreti i tha: "Kthehu dhe qėndro kėtu". Dhe ai u kthye dhe mbeti aty.

  
 
 

31.

 

Pikėrisht nė atė ēast arriti Etiopasi, i cili tha: "Lajme tė mira, o mbret, o imzot. Zoti tė ka siguruar sot drejtėsi, duke tė ēliruar nga duart e tė gjithė atyre qė kishin ngritur krye kundėr teje".

  
 
 

32.

 

Mbreti i tha Etiopasit: "A ėshtė mirė i riu Absalom?". Etiopasi u pėrgjigj: "Armiqtė e mbretit, zotėrisė tim, dhe tėrė ata qė ngriheshin kundėr teje pėr tė tė bėrė tė keqe qofshin si ai i ri!".

  
 
 

33.

 

Atėherė mbreti, duke u dridhur i tėri, u ngjit nė dhomėn qė ishte mbi portėn dhe qau; dhe thoshte: "O biri im Absalom; biri im, biri im Absalom! Tė kisha vdekur unė nė vendin tėnd, o Absalom, biri im, biri im!".

  
 
 

2 i Samuelit 19

 

 

 

 

 
 
HTMLBible Software - by johnhurt.com